Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Prej disa ditësh ajo bënte përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të djalit të saj, të cilin së bashku me bashkëshortin kanë vendosur që ta quajnë Jon.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka postuar në profilin e “Instagram”-it një foto duke mbajtur dorën e të birit.

Bashkëngjitur me fotografinë Adelina shkruan: “ Mirë se erdhe në botë princi i vogël Jon”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
