Pritjes së ëmbël për Emma Roberts i erdhi fundi. Aktorja dhe këngëtarja e njohur është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën që lindi nga romanca me të dashurin Garret Hedlund, 36-vjeç, sipas “Elle”.
29-vjeçarja lindi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Rhodes, të dielën më 27 dhjetor, në Los Angeles.

Gjithashtu, është raportuar se dyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Performuesja e “Scream Queens” ka konfirmuar shtatzëninë me aktorin e “Mudbound” në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale.

Roberts dhe Hedlund ndërkohë kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga marsi i vitit 2019.
Mbesa e Julia Roberts vuante nga sëmundja e “Endometriozës” dhe për këtë ishte e shqetësuar nëse do mund të kishte fëmijë.
Aktorja e “We’re the Millers” në një intervistë për “Cosmopolitan” në nëntor deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të ishte në gjendje të kishte fëmijë në të ardhmen.
“Unë gjithashtu u tmerrova”,- tha Roberts. “Vetëm vendimi për ta kaluar atë dhe për të zbuluar, ndoshta, se nuk do isha në gjendje të kisha fëmijë”.
© Panoramaplus.al





