Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Çifti është ndarë “një javë më parë”, sipas një burimi të afërt me çiftin, i cili foli për “CNN” të premten.
“Nuk duket sikur ata do të kthehen së bashku,”- tha burimi, duke shtuar se Rodriguez javët e fundit ka dalë jashtë pa Lopez, e cila zakonisht është pranë tij.

Të dy u fotografuan së bashku muajin e kaluar në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht është duke xhiruar një film. Rodriguez postoi një foto të vetes në një varkë ditën e djeshme.

“Mos ma vini re, thjesht duke bërë një vela-fie (vela-selfie),” shkroi ai. “Cilat janë planet tuaja për fundjavën?”

Të enjten, Lopez postoi një video montazh të sajën duke qeshur, krah së cilës shkruante, “Gjeni një arsye të mirë për të qeshur sot”.
Rodriguez i propozoi për martesë këngëtares me famë botërore në Bahamas në mars të vitit 2019, pas dy vitesh që dilnin bashkë.

Ky lajm erdhi i papritur për fansat, sepse dyshja bën postime plot dashuri për njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit dhe u shfaqën bashkë në “Super Boël” në muajin shkurt.
Gjithashtu, Alex Rodriguez është shprehur më herët se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhtuar Jennifer me me Madison LeCroy, pjesë e një reality-shoë. Në epidosin e fundit të shoë-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.
© Panoramaplus.al
