Pak orë përpara performancës së saj në “Sunny Hill Festial”, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është vlerësuar nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me “Çelësin e qytetit”.

Ai vlerësoi gjestin e Dua-s, e cila dhuroi rreth 100 mijë euro për të rinjtë. Sipas Shpend Ahmetit, talentet janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.

Ndërsa vetë Dua Lipa u shpreh se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi të gjatë për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

“Ndihem shumë krenarë që mund të kontribojmë për ardhmërinë e rinisë, kulturës dhe arteve përmes @sunnyhillfoundation dhe @sunnyhillfestival dhe të kemi edhe shume sende të tjera për të cilat mburremi me vendin tonë ❤” – shkruante krahas fotove të publikuar në rrjetet sociale Dua Lipa.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
