Një 24-vjeçare, e cila u mbyll në psikiatri për muaj me radhë nga mjekët, është kthyer në një modele të suksesshme.
Lucy Dawson, nga Lincoln u mbyll në psikiatri, ndërkohë që “luftonte” me një sëmundje potencialisht fatale.
Vajzës iu dhanë barna anti-psikotike dhe prindërve të saj iu thanë se ajo do të vdiste.
Madje Lucy iu nënshtrua edhe elektroshokut në moshën 21-vjeçare, ndërsa mjekët përpiqeshin dëshpërimisht të trajtonin gjendjen e saj.
Megjithatë, rezultoi se diagnoza e Lucy-it ishte e gabuar se kishte probleme të shëndetit mendor dhe u zbulua se ajo vuante nga një sëmundje e rrallë e trurit e quajtur encefalit.
Sëmundja shkakton inflamacion të trurit dhe mund të çojë në vdekje.
Pas tre muajsh trajtime të gabuara, Lucy-t më në fund iu gjet diagnoza e saktë dhe pasi u rikuperua u bë një modele e suksesshme.
“Prindërit e mi menduan se më kishin humbur, kur u thanë se do të vdisja. Unë thjesht ulesha dhe qaja,”- u shprehet ajo.
Problemet e Lucy filluan katër vjet më parë kur ajo filloi të vuante nga migrena intensive. 24-vjeçarja ndihej e dëshpëruar dhe kaloi shumë kohë në shtrat.
Prindërit e saj nxituan ta ndihmonin dhe e dërguan në Spitalin e Qarkut Lincoln.
Gjatë rrugës Lucy ishte përpjekur të hidhej nga makina e tyre dhe shqeu të gjitha perdet në zonën e pritjes në spital.
Ajo u dërgua në spital psikiatrik dhe qëndroi atje për 3 muaj derisa u diagnostikua me encefalit.






