29 Dhjetor, 2020

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo”- Humbi betejën me COVID-19, Gentian Zenelaj prek me fjalët dedikuar të atit: Kjo nuk është lamtumirë


Gentian Zenelaj ndau mbrëmjen e djeshme lajmin e trishtë se babai i tij, Rexhep Zenelaj ishte ndarë nga jeta pasi humbi bejetën e gjatë dhe të vështirë me COVID-19.

Ndërsa ditën e sotme aktori i njohur i humorit i dedikon një status prekës të atit.

“Prindër nuk vdesin kurrë o Babo,”- shkroi ai, teksa shoqëroi postimin me një foto krah të atit dhe djalit të tij, ku të tre janë të përqafuar e të buzëqeshur.

Ndërsa më pas shtoi: “Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë… Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave… E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo… Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar… Te dua shumë Babo!”

Rexhep Zenelaj humbi jetën të hënën pasi nuk fitoi dot betejën me koronavirusin. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 13:00, në Shëngjin.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë,”- shkroi Zenelaj, teksa dha njoftimin për vdekjen e të atit.

© Panoramaplus.al