Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi ka marrë një urim të përzemërt nga familja e saj gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “BBVK”.

Në një video të dërguar nga Zvicra shfaqet bashkëshorti i saj, vajza dhe familjarët e këngëtares teksa i urojnë vitin e ri 2024.
Linda është emocionuar duke thënë se kjo video ishte një konfirmim për të gjithë ata që mendonin se ajo nuk ka kontakt me familjarët shkak i martesës së saj me reperin me ngjyrë.
“Ky mesazh vjen nga Zvicra, i dua shumë në video janë vëllezërit e mi edhe prindërit. Për të gjithë ata që kanë menduar se familja ime nuk flet me mua ja ku e keni edhe konfirmimin. Kjo ishte çdo gjë që kisha nevojë të shikoja faleminderit! ” -shprehet Linda
Kujtojmë që këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi është prej vitesh në një lidhje dashurie me reperin amerikan, Big D. Ata madje janë prindër të një vajze të quajtur, Kaimana.
Ajo gjithashtu me pjesëmarrjen në “BBVK” arriti të plotësonte ëndrrën e saj që të vishte fustanin e bardhë.
Ajo tha “Po” gjatë mbrëmjes “live” të spektaklit duke treguar se nuk kishte pasur guxim të bënte nje dasëm për shkak të paragjykimeve të shumta që ka marrë për lidhjen e saj.

© Panoramaplus.al

