11 Tetor, 2020

Prindër së shpejti, Ledri Vula dhe Sara Hoxha me poza të nxehta. Reperi i dedikon këngë foshnjës para se të vijë në jetë


Reperi Ledri Vula sot do të publikojë këngën e tij të re, që i dedikohet vajzës që vjen në jetë shumë shpejt. Paralajmërimin e bëri në fillim të tetorit me një foto, ndrysa dje i ka lënë të gjithë me gojë hapur me postimin që bëri në Instagram.

Një foto hot e tij dhe Sarës shtatzënë ka pushtuar rrjetin duke u siguruar që kënga do e ketë pa asnjë diskutim të gjithë vëmendjen e duhur sapo të publikohet.

Ky postim vjen pas postimit të ekos së vajzës së tij, dhe pas festës së babyshower. “10.10.2020”– shkroi këngëtari, në imazhin e ekos dhe menjëherë u hamendësua se kjo ishte data e lindjes së vogëlushes.

Por partnerja e tij ka sqaruar gjithçka, duke zbuluar se bëhet fjalë për një këngë të re të Ledri Vulës që i dedikohet foshnjës së tyre.

“Kënga më e mirë e jotja ndonjëherë ??” shkroi një fans në koment. Dhe Sara Hoxha e konfirmoi duke i kthyer përgjigje: “Kështu mendoj edhe unë.”

Sipas të dhënave në eko e bebit, kënga titullohet “Si baba”, dhe do të dalë në orën 20:00 të ditës së sotme. Këtë verë Ledri festoi ditëlindjen e fundit si beqar.

Në këtë ditë të veçantë për Ledri Vulën nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë, e Sara Hoxha.

Ajo publikoi një foto ku shfaqej në një moment romantik me artistin, Ledri Vula, me të cilin ndau një puthje në perëndim.

Dhe teksa të gjithë prisnin që ajo të ndante lajmin e shtatzënisë në ditën e tij të lindjes, Sara la një pikëpyetje tek fansat e tyre, kur fliste për një nga ditët më të lumtura të jetës në urimin e saj publik.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju! Për shumë ditë të tjera si kjo: “Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time! #Culi””, shkruante ajo.

Momenti romantik i puthjes u fotografua në bregdetin e jugut, aty ku çifti kaloi disa ditë pushimesh nën shoqërinë e miqve të tyre të përbashkët, disa prej tyre këngëtarë.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al