12 Korrik, 2018

Prindër për herë të parë, ja emri i veçantë i vajzës së Xhensilës dhe Besit


Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Mësohet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

 

Ndërkohë është zbuluar edhe emri i veçantë që mami Xhensila dhe babi Besi kanë vendosur për vogëlushen e tyre. Sipas “iconstyle” çifti e ka pagëzuar vajzën me emrin Ajka, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e pjesës më të mirë të diçkaje.

Gjithashtu mësohet se vajza erdhi në jetë rreth orës 11:50 të ditës së sotme dhe ishte një lindje çezariane, e planifikuar më herët.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al