Elita Rudi dhe Gjiko së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Shtatzënia e dytë e moderatores ishte e papritur për publikun, sepse vetëm një vit më parë, dyshja u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. Ditën e djeshme, çifti ishte ftuar në emisionin “NIN”, ku folën për bebin dhe planet për zgjerimin e familjes.
“Fëmija ishte shumë i dëshiruar. Se mund të planifikosh, por kur nuk ta jep ai lart nuk ndodh”,- u shpreh reperi.

Përsa i përket gjinisë së fëmijës ai tha se e dëshironte shumë një vajzë, sepse në familjen e tij janë tre vëllezër dhe vetë ata kanë sjellë në jetë vetëm djem.
Ndërkohë, duket se çifti e ka gjetur edhe emrin e vogëlushes.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”,- tha Gjiko, pa e treguar emrin.
Përsa i përket planeve për zgjerimin e familjes, reperi tha se nuk e mendojnë diçka të tillë, sepse ai vetë ndihet shumë i plotësuar si baba i dy fëmijëve.

“Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vet.
Por e shohim, s’e dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim”,- u shpreh reperi.

Gjiko tha se do të jetë sërish i pranishëm në sallën e lindjes kur të vijë në jetë vajza, sepse për të, fëmija është produkt i të dyve, ndaj duhet të përfshihen edhe baballarët.




