Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë refuzuar ftesën në dasmën e djalit të ish-futbollistit David Beckham, Brooklyn dhe Nicola Peltz.

David dhe Victoria Beckham, thuhet se i kanë shkruar princit William dhe Kate, për t’i ftuar ata në dasmën ekstravagante me vlerë prej 3.5 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida.
Thuhet se çifti mbretëror e refuzoi ftesën me mirësjellje. Një burim i afërt me Beckhams tha për Daily Mirror se : “David dhe Victoria i shkruajtën William dhe Kate duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe William u përgjigj duke i uruar atyre një gëzim të madh, por ata nuk mund të merrnin pjesë.”

David dhe Victoria kanë marrë pjesë gjithashtu në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në 2018, duke nxitur spekulime se Harry dhe Meghan mund të ishin të ftuar gjithashtu në dasmën e Brooklyn.
Dizajnerja e modës mendohet të jetë mikeshë e ngushtë me Meghan. Dukesha e Sussex-it shpesh fotografohet e veshur me dizenjot e Victoria-s. Në shkurt të vitit 2020, ish-futbollisti profesionist foli se si ‘është krenar’ për mikun e tij ‘të mrekullueshëm’ Princin Harry pas martesës së tij me Meghan dhe lindjes së djalit të tyre, Archie.

Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni private që përfshinte të ftuar si Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit Serena Ëilliams. Ceremonia filloi në orën 18:00, në një nga vilat e familjes Peltz prej 103 milionë dollarësh në Florida. Brooklyn është parë duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule për 15 minuta përpara se aktorja të mbërrinte.


