Princi Philip është shtruar në spital mbrëmjen e së martës pasi nuk është ndjerë mirë, raportoi Pallati Buckingham.
Duka i Edinburgh, 99-vjeçar, u shtrua në spitalin King Edward VII në Londër.
Një burim pranë Pallatit tha për BBC se Duka u dërgua në spital me makinë, si masë paraprake pasi u këshillua nga mjeku.
Ai pritet të qëndrojë në spital për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve.
Burimi tha se Princi Philip kishte disa ditë që ndihej keq, por jo për shkak të koronavirusit.


