Mbesa e Mbretëreshës, Princesha Eugenie ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, njoftoi Pallati Buckingham.
Foshnja mbretërore, që është fëmija i parë i Eugenie dhe bashkëshortit të saj, Jack Brooksbank, erdhi në jetë mëngjesin e së martës në Spitalin Portland. Djali raportohet se lindi me peshë 3.6 kilogramë.
Në deklaratën e tij, Pallati Buckingham tha se Mbretëresha, Princi Philip, prindërit e Eugenie, Princi Andreë dhe Sarah Ferguson, janë shumë të lumtur nga lajmi i bukur.
“Ky është fëmija i parë i Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank, mbesa e parë e Dukës së Jorkut dhe Dukeshës Sarah, si edhe stërnipi i nëntë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut”- thuhej në deklaratë.
Princesha Eugenie menjëherë pas njoftimit publikoi në Instagram foton e parë të djalit të saj.
Në foton bardh e zi, nëna 30-vjeçare mbante dorën e foshnjës, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.
Eugenie, e cila është e dhjeta në radhë të fronit, u martua me Brooksbanks në Chapel St George në Windsor Castle në tetor 2018.
Ajo zbuloi se ishte shtatzënë në shtator të vitit të kaluar teksa postoi një foto të saj dhe bashkëshortit në Instagram, si edhe një foto duke mbajtur në duar një palë këpucë për fëmijë.





