25 Tetor, 2017

Princ Harry thyen protokollin, do të nis bashkëjetesën me Meghan Markle!


Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportojnë  se princi Harry dhe aktorja Meghan Markle pritet të jetojnë të dy në Londër prej muajit nëntor.

Meghan ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas Daily Mail tha se ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj. Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington.  Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin.

Kjo nuk është “sakrifica” e vetme që duhet të bëjë 36-vjeçarja për të qenë pranë princ Harry-it. Ajo do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi dhe nga shumë gjëra të tjera që ishte mësuar t’i bënte në jetën e saj si një aktore, për t’iu nënshtruar rregullave strikte, ashtu siç ka ndodhur dhe me dukeshën Kate Middleton.

 

© Panoramaplus.al