Kur kanë kaluar thuajse 2 javë nga dasma mbretërore, në mediat rozë po përflitet shumë fakti se ku do t’i kalojnë pushimet Princ Harry dhe Meghan Markle. Pak ditë më parë u tha se destinacion i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it do të ishte Afrika, por mesa duket ishte thjeshtë një spekulim.

Sipas burimeve nga pallati mbretëror për prestigjiozen TMZ, çifti do ta kaloj muajin e mjaltit në Alberta në shtetin e Kanadasë, në parkun “Faimont Jasper Park Lodge”.
Sipas prestigjiozes TMZ për dyshen Harry-Meghan pritet që shërbimi të jetë në maksimumin e luksit që ofron ky park ndërsa për sigurimin, shpura mbretërore do t’i bashkohet çiftit në udhëtimin e tyre.
Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet vizita e dyshes për muajin e mjaltit në Kanada.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
