11 Dhjetor, 2020

Prezantuesja e njohur, Ellen DeGeneres, rezulton pozitive për Covid-19. Ja gjendja e saj shëndetësore


Ellen DeGeneres njoftoi të enjten se ka dalë pozitive për Covid-19.

ellen degeneres (3)

Drejtuesja e emisionit të njohur “The Ellen DeGeneres Show”, e ndau lajmin me të gjithë nëpërmjet një postimi që bëri në llogarinë e saj në “Twitter”, raporton “CNN”.

ellen degeneres (5)

Përshëndetje të gjithëve”, shkroi DeGeneres. “Unë dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se kam testuar pozitivisht për Covid-19. Për fat të mirë, tani ndihem mirë.

Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të ‘Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve’. Do t’ju shoh përsëri të gjithëve pas pushimeve. Ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt“, shkruante ajo.

ellen degeneres (2)

The Ellen DeGeneres Show” rifilloi xhirimet në shtator të këtij viti, duke pasur parasysh protokollet e sigurisë Covid.

ellen degeneres (1)

Një zëdhënës për “Telepictures” i tha “CNN” se programi nuk do të transmetohet deri në janar. Gjatë kësaj periudhe do të ritransmetohen të gjitha episodet e xhiruara deri më tani.

ellen degeneres (6)

DeGeneres ka mirëpritur të ftuar fizikisht në studio, si dhe virtualisht. Publiku i saj e ndiqte nga televizioni, deri në muajin tetor, kur u lejua një numër i kufizuar i tyre që të shkonin fizikisht në shfaqje.

© Panoramaplus.al