Producenti televiziv dhe moderatori i famshëm, Andy Cohen ka njoftuar të premten se rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Pas disa ditësh i izoluar në karantinë dhe i sëmurë, unë rezultova pozitiv me koronavirus,”- shkroi Cohen. “Po përqëndrohem në shërimin tim.”
Ndërsa nuk mungoi falenderimi për mjekët dhe Cohen u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.
“Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne, dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre,” përfundoi Cohen postimin e tij.
Prezantuesi i “Watch What Happens Live” është baba i një djali 1-vjeçar, Benjamin.
© Panoramaplus.al
