20 Shkurt, 2018

Prezantuesi i “Aldo Morning Show” zbulon dhuratën për 45-vjetorin


Ai është një nga personazhet e ekranit që nuk preferon që të shfaq veten në hapësirat e rrjeteve sociale. Madje ai ka mbetur mister për një pjesë të publikut që është mësuar me imazhin e një prezantuesi pas mikrofonit të emisionit në mëngjes “Aldo Morning Show”.

Prezantuesi i këtij emisioni është pikërisht Aldon Lipe i cili një ditë më parë festoi 45-vjetorin dhe na ka befasuar pasi ka vendosur ti ndryshoj për pak rregullat e tij të mos shfaqurit në publik.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme Aldon ka publikuar foton e dhuratës që i ka bërë familja për ditëlindjen e tij.

“Jam i bekuar me familjen time”, shkruan Aldon në foton e postuar ku shihet një tortë në formën e radios dhe poshtë saj shkruhet “Të duam shumë”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al