6 Qershor, 2018

Prek me fjalët e saj, Nora Istrefi flet për humbjen e njeriut të shtrenjtë


Ajo sot është një nga këngëtaret më të dashura dhe njohura si në Kosovë edhe Shqipëri, këngët e saj janë pëlqyer gjithmonë duke u kthyer në hite absolutë. Por mesa duket talenti që ka është i trashëguar sepse së bashku me motrën e saj, Era Istrefin kanë prekur skenat më të mëdha të muzikës.

Ndryshe nga herët e tjera Nora Istrefi ka ardhur me një dedikim prekës në rrjetin e saj “Instagram” për njeriun e shtrenjtë të cilin e ka humbur para disa vitesh.

Ajo prek me fjalët e saj kur kujton se i ati nuk ka mundur të jetë prezent dhe të shohë suksesin që kanë arritur vajzat e tij, duke thënë se ia ndjen mungesën çdo ditë.

“Sot janë bërë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirë. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës,Mamit dhe i imi. Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hap. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë”, ka shkruar Nora për babin e saj të ndjerë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al