Një nga vajzat më të bukur dhe ëmbla në mbarë Shqipërinë, ka një mesazh të rëndësishëm për dy personat më të rëndësishëm të jetës së saj. Adrola Dushi, ish-miss “Univers Albania” në vitin 2012, falë punë së saj të palodhshme ka ngritur një karrierë si modele dhe prej vitesh punon edhe në Shtete e Bashkuar të Amerikës.
Adrola është nënë e një djali, por prap vijon të luftoj për tu ngritur në majat më të larta të botës së modës. Në një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo ka shkruar për dy personat e saj më të rëndësishëm, falë të cilëve ka arritur deri këtu.

Arritjet e saj, Adrola ia ka dedikuar gjithmonë familjes së saj, prindërve, të cilët nuk harron t’i falenderoj në çdo dalje të saj publike. Modelja bukuroshe i ka emocionuar të gjithë dhe na ka treguar se prindërit e saj janë forca më e madhe në momentet më të errëta.

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur, e kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”, shkruan Adrola.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
