Meghan Markle pranoi para pak ditësh se ishte personi më i tallur në internet për vitin 2019.
Dhe tani Dukesha e Sussex foli hapur për arsyen përse qëndroi larg rrjeteve sociale vitet e fundit.
Ish-aktorja e njohur amerikane tha se qëndroi larg tyre për të ruajtur veten e saj ndërsa shprehur shqetësimin për njerëzit e varuar nga rrjetet sociale.
“Për të ruajtur veten time, kam qëndruar larg rrjeteve sociale për një kohë shumë të gjatë,”- tha 39-vjeçarja në një intervistë virtuale për “Most Poëerful Next Gen Summit”.
Më pas shtoi: “Kisha një llogari personale vite më parë, që e mbylla. Pastaj kishim një tjetër që menaxhohej përmes institucionit dhe zyrës sonë në Mbretërinë e Bashkuar, jo nga ne. Unë kam bërë një zgjedhje personale që të mos kem asnjë llogari në rrjetet sociale, kështu që nuk e di se çfarë ka atje. Jam e shqetësuar për njerëzit që janë të fiksuar me të.”






