15 Janar, 2021

Prej tre vitesh bashkë, Leonardo DiCaprio drejt martesës me Camila Morrone!


Leonardo DiCaprio mund të jetë afër martesës me Camila Morrone, duke i thënë lamtumirë njëherë e përgjithmonë jetës si beqar.

leonardo docaprio (5)

Pasi u konsiderua për vite e vite me radhë “beqari legjendar i Hollywood-it”, tashmë aktori i “Titanic” duket se më në fund gjeti lumturinë pranë modeles 23-vjeçare me origjinë argjentinase, shkruan “ET Online”.

leonardo docaprio (2)

Sigurisht, e njëjta gjë u tha edhe për Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli me të cilat Leonardo DiCaprio kishte dy lidhje të gjata dashurie.

Por si asnjëherë më parë, aktori duket se më në fund është gati të bëjë hapin e madh duke ndjekur  gjurmët e ish-beqarëve të tjerë tepër të lakmuar, si George Cooley apo Princ Harry, tani “lumturisht” të martuar dhe me fëmijë.

leonardo docaprio (1)

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë në lidhje prej më shumë se tre vitesh dhe sipas disa burimeve shumë të afërta me çiftin, dy zogjtë janë çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin.

leonardo docaprio (3)

Camila është vajza e ëndrrave të tij”, shpjegoi një person i brendshëm për “ET Online”.

Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte”.

leonardo docaprio (4)

Kjo shpjegon pse Morrone tani do të përkufizohej nga të gjithë si “e duhura” që arriti “ta mbledh” Leonardon, siç do thoshin gjyshet tona.

Pavarësisht diferencës prej 23 vitesh që i ndan (ai është 46 vjeç, ajo është 23 vjeç) DiCaprio dhe Morrone duket se shkojnë mirë dhe bien dakord deri në pikën që aktori të mendojë të krijojë një familje me të.

© Panoramaplus.al