3 Shkurt, 2025

Prej muajsh në paraburgim, P Diddy dërgohet me urgjencë në spital gjatë natës! Çfarë ndodhi me reperin e akuzuar për ngacmim s*ksual dhe për*hunim


Reperi i njohur Diddy Combs, i cili prej kohësh ndodhet në paraburgim përball akuzave për ngacmim sekusual dhe përdhunim është dërguar mbrëmjen e djeshme në spital.

Sipas raportimeve të mediave, 55-vjeçari ka pasur disa shqetësime në gju dhe për këtë arsye është transportuar në një spital pranë burgut Metropolitan në Brooklyn.

Ekzaminimi mjekësor u miratua sepse gjuri po e shqetësonte,” u shpreh një burim teksa theksoi se prej kohësh reperi vuante nga ky problem pasi kishte drejtuar një herë Maratonën e qytetit të New York.

Burimi shtoi se vizita në spital është bërë vonë natën për të shmangur thashethemet dhe spekulimet e mëtejshme nga të burgosurit e tjerë apo stafi i burgut.

Sipas informacioneve të fundit, reperi nuk ka qëndruar gjatë natës dhe pas ekzaminimit është kthyer në qeli.

“Për arsye privatësie dhe sigurie, ne nuk zbulojmë arsyet e ndalimit të ndonjë të burgosuri në paraburgimin tonë, duke përfshirë gjendjen shëndetësore ose udhëtimin mjekësor”, theksoi Metropolitan.

Kujtojmë që, P Diddy u arrestua më 16 shtator në New York dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në datën  e gjyqit, e cila është caktuar për në 5 maj të këtij viti.

© Panoramaplus.al