Billie Eilish prej kohësh përflitet për një lidhje me Matthew Tyler Vorce. Për muaj me radhë ata janë fotografuar vazhdimisht nga paparacët bashkë.

Matthew është aktor, shkrimtar dhe po ashtu drejton një podcast. Aludohet se ai ka qenë në një lidhje me këngëtaren e “Bad Guy” që në fillim të 2021, por ata nuk u panë publikisht deri në prill, kur Page Six publikoi fotot e çiftit duke u shoqëruar me njëri-tjetrin në Santa Barbara, Kaliforni.
Ndonëse Eilish ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e saj shumë private duke mos e konfirmuar për asnjë çast në mënyrë zyrtare, duket se nu kia ka dale dhe tashmë në Internet flitet kudo për të dashurin e saj.

Vorce është një aktor që jeton në Los Angeles, por pavarësisht kësaj ai është shumë privat. Kur fillimisht nisi të përflitej për romancën me Billie e bëri profilin e tij të Instagramit privat, e ndërsa tani, që gjërat janë në tjetër nivel, iu kthye sërish Instagramit publik.
Ka zëra që thonë se ai është pjesë e dokumentarit të Eilish. Në një nga skenat, e “Billie Eilish: The World’s a Little Blurry”, Billie kthehet nga kamera dhe i drejtohet “dashurisë së saj të parë”. Të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për Matthew.

Edhe para se Vorce ta gjente veten të përfshirë në rrjetete sociale, ai bënte një jetë shumë diskrete. Privatësia është qasja e preferuar e Eilish ndaj marrëdhënieve, siç shpjegoi ajo në një intervistë në shtator.
“Kam pasur marrëdhënie dhe i kam mbajtur ato private, madje edhe ato që kam pasur – me atë sasi të vogël që e kam lënë botën të shohë – më vjen keq”, tha ajo për Roman Kemp në “Capital Breakfast” vitin e kaluar. “Unë mendoj për njerëzit që i kanë bërë publike marrëdhëniet e tyre, dhe më pas ata ndahen, dhe është si ‘Po sikur të shkojë keq?’”


