Këngëtarja e dashur nga të gjithë prej kohësh i mungon skenës dhe publikut shqiptar me projekte të reja muzikore, por ajo vijon të jetë aktive në rrjetin e saj social “Instagram”. Ledina Çelo prej kohësh jeton në Gjermani së bashku me familjen e saj, të cilës i ka kushtuar të gjithë kohën e mundshme.

Siç duket e dhe në postimet në “Instastory”, këngëtarja ia ka kushtuar të tërë kohën fëmijëve të saj dhe kujdesit për mirërritjen e tyre, ajo ka postuar imazhe ku duket duke gatuar si një amvisë e vërtetë, apo duke kaluar kohë me vajzën e saj të vogël. Ledina është nënë e dy fëmijëve dhe duket se muzikën e ka kaluar në dorë të dytë.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al

