14 Nëntor, 2020

Prej katër vitesh në një lidhje me aktorin britanik, Taylor Swift tregon për herë të parë se si e ka ndryshuar kjo marrëdhënie: Po përpiqem të gjej copa normaliteti


Taylor Swift ka vendosur që të mos flasë nëpër intervista për marrëdhënien e saj 4-vjeçare me aktorin britanik, Joe Alwyn.

taylor swift (2)

Por, gjatë bisedës me Paul McCartney për “Rolling Stone”, këngëtarja bëri një përjashtim të vogël dhe foli për jetën e saj private edhe pse pa e përmendur aktorin, raporton “Elle”.

taylor swift (10)

Ajo tregoi se si marrëdhënia private me partnerin aktual e ka ndryshuar.

Artistja me famë botërore u shpreh se mediat e kanë respektuar privatësinë e saj, sepse, pavarësisht dëshirës për ta mbajtur çdo gjë private, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

taylor swift (8)

E di që ju keni bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme lidhur me lajmet për jetën personale. Ndërhyrja në jetën e një personi që nuk është figurë publike (partneri i saj) është e frikshme dhe e papërshtatshme.

taylor swift (7)

Sidomos, po t’i shtosh kësaj faktin se ai është lidhur me një person shumë të famshëm. Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë, apo ndërhyjnë në jetën tonë.

taylor swift (6)

Unë nuk mund të kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë dhe të çuditshëm për ne në lajmet që do të publikohen nesër.“- u shpreh ajo.

Kur u pyet nëse Alwyn i kupton vështirësitë e të qenit në krah të një ylli botëror, Swift tha:

taylor swift (11)

Ai absolutisht e kupton”, teksa shtoi se kjo marrëdhënia e ka mbajtur me këmbë në tokë larg vëmendjes mediatike dhe afër jetës reale.

taylor swift (3)

Por unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në marrëdhënien që jam tani, kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time të jetë më afër jetës së vërtetë dhe më pak si thjesht një histori për t’u komentuar në tabloid.

taylor swift (5)

Ideja e privatësisë duket kaq e çuditshme kur përpiqesh ta shpjegosh, por në të vërtetë është thjesht përpjekje për të gjetur copa normaliteti”.

taylor swift (9)

© Panoramaplus.al