2 Prill, 2020

Prej 14 ditësh i izoluar në karantinë pas kthimit nga Amerika, Robert Berisha do bëjë nesër testin e koronavirus: Inshallah del negativ


Prej 14 ditësh këngëtari i njohur Robert Berisha ndodhet në Qendrën Studentore në Prishtinë i karantinuar nga shteti i Kosovës pas kthimit nga Amerika.

Por deri tani ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë të gripit dhe duke shumë në formë në rrjetet sociale.

Megjithatë nesër do ti nënshtrohet testit të koronavirusit për të parë nëse është pozitiv apo jo.

Në një postim në Instagram ai uroi që testi ti dalë negativ duke u shprehur: “Nesër testin, ishalla negativ se kështu boll pozitiv jam.”

Këngëtari gjatë deklaratave të mëparshme ka thënë se nuk i frikësohet koronavirusit për shkak se ushqehet shëndetshëm dhe merret me ushtrime fizike.

 

© Panoramaplus.al