Këngëtarja e njohur Miley Cyrus rrëfeu se nuk ka dëshirë të bëhet nënë, duke theksuar se amësia nuk ka qenë kurrë një nga prioritetet apo pasionet e saj në jetë.

“Ndjej të njëjtën gjë për amësinë si për linjën e makijazhit. Njerku im më pyeti kohët e fundit: Pse je e vetmja pa markwn tënde të makijazhit? Dhe unë i thashë: Sepse ky nuk është pasioni im.Ai m’u përgjigj: Kjo është përgjigjja e duhur. Dhe kishte shumë kuptim për mua,” u shpreh ajo për podkastin The Interview të New York Times.
Cyrus, tashmë 32 vjeçe, e cilësoi të qenit prind si një përkushtim serioz dhe të lodhshëm, që kërkon energji, vëmendje dhe netë pa gjumë.
“Nëse nuk je i apasionuar pas një gjëje, si mund t’ia dalësh mbanë?” pyeti ajo , duke shtuar me humor se nëna e saj kaloi 18 vjet duke e rritur: “dhe kur them 18, dua të them 33, sepse jam ende një foshnjë.”
Këngëtarja ka folur edhe më parë për këtë temë, në një intervistë për SiriusXM Hits 1, ku shpjegoi se edhe pse ndoshta në adoleshencë ka folur për të pasur fëmijë, me kalimin e viteve ka kuptuar se kjo nuk është deshire e saj. Ajo shtoi se nëse ndonjëherë do të vendoste të bëhej nënë, do të preferonte të birësonte një fëmijë, për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe mbingarkesës së popullsisë globale.
“Nuk po gjykoj askënd që dëshiron të ketë fëmijë. Thjesht, nuk është në dëshirat e mia,” sqaroi ajo.
.
© Panoramaplus.al
