Padyshim që ajo është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën e cila është thuajse në çdo moment në qendër të vëmendjes nga publiku.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka postuar një fotografi ku shfaqet shumë simpatike. Bashkëngjitur me foton ajo shkruan se është pa make-up.

Kaq është dashur që përpos komplimenteve, Luana të marrë edhe kritika nga fansat mbi këtë foto.

“Buzët e lyera, vetullat tatuazh, qerpikët e vendosur, më fal që po të pyes po kë quan makeup ti? Dhe a mendon se ke nevojë për më tepër?”, “Ok jo makeup, po rimeli, vetullat tatuazh?”, “Qerpik, vetulla, buzë, çfarë quan no makeup ti?” “Kështu duken më shumë ndërhyrjet kirurgjike””, janë disa nga komentet në foton e Luanës.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
