10 Shkurt, 2018

Postoi foto të një mashkulli në shtrat, ish-banorja e “Big Brother”-it del blof (FOTO)


Olsi dhe Fjorentina janë një nga ish-çiftet që bëhen shpesh kryefjalë e lajmeve nëpër portale. Por së fundmi nisi të qarkullojë lajmi se Olsi po shijonte një lidhje të re me një tjetër vajzë.

E mesa duket një gjë e tillë e ka bërë xheloze Fjorentinën, e cila publikoi foton e një mashkulli të shtrirë në krevat fytyrën e të cilit e mbuloi me një emoji me zemër.

Me këtë ajo donte të jepte përshtypjen sikur ishte në një lidhje të re. E gjitha kjo si shenjë hakmarrjeje ndaj Olsit dhe për ta bërë xheloz atë. Por është zbuluar detaji që e nxjerr blof ish-banoren e “Big Brother”-it.

Fotoja e mashkullit për të cilin ajo pretendonte se ishte i dashuri i ri, nuk është tjetër veçse një foto e marrë nga interneti.

Djali të cilit ajo i ka fshirë fytyrën me një emoji gjigant me zemër bojëqielli është aktori Joe Manganiello, i cili ka pozuar pa bluzë për revistën W.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al