16 Tetor, 2017

Postimi i partnerit të Laura Vorpsit, më shumë sesa një dedikim dashurie


Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, aktualisht pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Laura Vorpsi feston sot ditëlindjen, në të njëjtën ditë me ish-liderin e saj, Sali Berisha…

Kjo është ditëlindja e parë që bukuroshja brune e feston me statusin e nënës. Kësisoj edhe emocionet janë më të forta. Ka qenë një postim i partnerit të saj mbrëmjen e djeshme që besojmë se ia ka bërë më të bukur Laurës këtë ditë. “Jeta e jetës sime”, – ka shkruar sipërmarrësi i Le Spot, Teo Cami, nën foton ku shfaqen Laura dhe e bija 6-muajshe.

Surprizë për mami Laurën nga babi Teo dhe vajza Krisa kanë qenë tufa të mëdha trëndafilash dhe një dedikim me petale në dysheme, ku shkruhej “Mami edhe 100 nga Krisa”, shkruan “Who”.

© Panoramaplus.al