20 Nëntor, 2019

“Poshtërsi m**i”/ Çfarë gjetën hetuesit? Kejvina Kthellës i kthehet telefoni, por…


qq

Prokuroria i riktheu dje telefonin modeles Kejvina Kthella, që i ishte sekuestruar para një jave për llogari të hetimeve që po kryhen në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, te Mbikalimi i Shkozetit. 

Burimet thanë dy ditë më parë, se pas këqyrjes se celularit të Kthellës, ka rezultuar se nuk përbën interes për hetimin, ndërsa kërkohet mbajtja akoma në sekuestro e makinës që konsiderohet si provë nga organi i akuzës.

Sot, modelja ka reaguar sërish me një postim që ka ngjallur dyshime tek ndjekësit, teksa ka postuar një thënie ne anglisht, që thotë: “Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”.

kejvi

Modelja iu drejtua Gjykatës për Krime të Rënda me një kërkesë për “Kthim sendi të sekuestruar”, në mënyrë që të marrë telefonin e saj. Disa ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda e mori në pyetje Kejvina Kthellën, për shkak të kontakteve që kishte me të vetmin të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, Redjan Rrajën, dhe gjithashtu i sekuestroi në kuadër të hetimeve edhe telefonin.

KEJVINA ORIOLA

Lajmi se modelja kishte kontakte me Rrajën mori një vëmendje të madhe në media, ndërsa vetë modelja reagoi me anë të një statusi në rrjetin social “Instagram”.

kejvina-2

“Gazeta fëlliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruante Kthella ditë më parë.

Duke iu referuar burimeve, mësohet se Kthella kishte biseda të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin e arrestuar si një prej atentatorëve, Redjan Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kejvina Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të të dyshuarit ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

Atentati ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi më shumë se dy javë më parë, te Mbikalimi i Shkozetit, solli verifikimin e të gjitha dosjeve të pronave në Durrës. Jo vetëm dosjet që kishte aktualisht apo kishte hetuar më parë vetë prokurori që mbeti i plagosur, por edhe çështje që janë në proces hetimi nga kolegët e tij. Fakti që në atentat mbeti i plagosur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur edhe si “Rrumi”, një personazh i lakuar shpesh për konflikte pronësie në zonën e Ishmit, e ka përforcuar edhe më tepër këtë dyshim. Burimet thotë se sipas të gjitha të dhënave, provave, por edhe dëshmive, ngjarja ku mbeti i plagosur rëndë e më pas ndërroi jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, ka qenë një atentat me objektiv të dyfishtë. Ndonëse atentatorët nuk e arritën qëllimin final, hetuesit duket se nuk kanë dyshime se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi i prokurorit Ndoja, por edhe i Pëllumb Muharremit.

© Panoramaplus.al