8 Tetor, 2017

Portreti familjar i Adelina Ismajlit, fotografia që i thotë të gjitha


Këngëtarja e famshme Adelina Ismajli gjithmonë është treguar pak e kursyer mbi detajet nga jeta e saj private. Ajo  është bërë nënë pak kohë më parë dhe ashtu siç ndodh me të gjithë nënat e reja, profili i tyre në rrjetet sociale pushtohet nga fotot e fëmijës. Por me Adelinën kjo gjë nuk ka ndodhur, ajo ka postuar shumë pak herë foto familjare , por ato gjithmonë kanë qenë kaq interesante

Në foton e postuar pak më parë, ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi kanë zgjedhur që të shkojnë diku larg me pushime, për t’u shkëputur paksa nga zhurmat e qytetit dhe për të kaluar një kohë shumë të bukur nën shoqërinë e njëri- tjetrit si një familje.

Këngëtarja ka postuar postuar një foto familjare ku shfaqen pikërisht ata të tre. Mesazhi është i qartë nga Adelina , ajo është duke jetuar momentet e lumtura me familjen e vogël që ka ndërtuar dhe mes tyre ka gjetur kuptimin e vërtetë të jetës.  Dhe sikundër shkruan ajo poshtë fotografisë familja është duke kaluar pushimet numër 2, pra pushimet vjeshtore.

 

© Panoramaplus.al