Nëse do të arrinte që të kalonte audicionin, aktorin e humorit Albano Bogdo sot do ta shihnit në spektaklin e humorit “Portokalli” dhe jo te “Apartamenti 2XL”, pjesë e së cilit është prej disa vitesh.

Bogdo ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” se audicioni i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi nuk i kishte pëlqyer regjizorit Altin Basha, me të cilin sot nuk ka asnjë komunikim.

“Vajta për audicion te ‘Portokallia’ me 4 role dhe asnjërin prej tyre nuk e pëlqeu Altin Basha. Pas tre muajsh në 2XL, më thotë Besi që të vija në ‘Portokalli’ dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje, nuk më ngjiti dhe ika prej aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai, unë nuk shkel më aty. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta”, u shpreh me ironi Bogdo, shkruan “Shqiptarja.com”.
Gjithashtu, aktori është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga “Apartamentin 2XL” pasi ka marrëdhënie shumë të mira si me kolegët, ashtu edhe me drejtuesin Turjan Hyska.
© Panoramaplus.al
