17 Maj, 2020

“Populli është në gjumë”- Përlotet aktori i njohur, Mehdi Malkaj: Shtet karagjoz, të vrasin natën e të qajnë ditën


Mehdi Malkaj shtet karagjozAutori i njohur, Mehdi Malkaj është përlotur sot, pas aksionit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Malkaj para mediave ka deklaruar se “ky është shtet karagjoz që të vret natën dhe të qajnë ditën”.

Aktori i njohur ka thënë se është krenar që ka qëndruar për 2 vite e gjysme për të mbrojtur godinën e teatrit.

“Ndonjëherë nuk kanë faj dhe këta policët se janë për bukën e gojës. Shtet karagjoz, kemi shtet karagjoz. Rroftë kryetari i bashkisë, rroftë dhe mavria e tij. Këta janë ata që të vrasin nartën dhe të qajnë ditën.

 Iku një histori e bukur, iku historia e Teatrit. Populli shqiptar është në gjumë, nuk kam fjalë. Jam krenar për veten time dhe miqtë e mi që kemi qëndruar aty 2 vite e gjysmë, jam shumë krenar për këta njerëz të devotshëm me dashuri të madhe për teatrin, artin”, theksoi Malkaj.

© Panoramaplus.al