Poo Bear është një ndër producentët më të njohur amerikanë. Ai njihet për bashkëpunimet e ndryshme me emrat më të njohur në botë si Justin Bieber.

Së fundmi Bear ka qenë edhe producenti i këngëtares shqiptare Elvana Gjata. Prej ditësh ata ndodhen në një udhëtim në Itali, ku po relaksohen.

Elvana nëpërmjet postimeve në “Instagranm” ka treguar se ajo së bashku me Poo Bear e familjen e tij janë në Kosovë. Në njërën nga videot që këngëtarja ka shpërndarë shihet duke dëgjuar këngë popullore shqiptare.

Ndërkohë që në një postim tjetër Poo Bear shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. “Erdhëm ne”, dëgjohet të thotë Elvana në video duke nënkuptuar ndodhen në Kosovë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
