Reperi Getoar Selimi është një nga më të njohurit e të pëlqyerit në Shqipëri. Këngët e tij kthehen në hite si dhe kanë një numër të madh klikimesh në kanalin e “Youtube”.

Gjithashtu ai është i pranishëm edhe në koncerte të shumta të organizuara në vende të ndryshme. E teksa së fundmi ka qenë duke performuar në një koncert, ai është përballur me një ngjarje të papritur.

Policia ka bastisur ambientin dhe ka ndërprerë performancën e këngëtarit, duke bërë një kontroll brenda e më pas duke u larguar.
Por të pranishmit nuk e kanë pritur aspak mirë ndërprerjen e koncertit dhe kanë kërkuar që të vendoset kënga ‘Kush na ka inatin’. Ata kanë kënduar dhe brohoritur nën tingujt e kësaj kënge, duke përshëndetur kështu policinë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
