Ditën e djeshme reperi i hiteve “Lambo”, “Kam nevojë”, “Mos m’le me ra” e të tjerave, ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij me një postim të bërë në “Instagram”.

Elinel ka publikuar në “Instastory” dy video ku shfaqet duke filmuar nga makina e tij, bashkëshorten që ndodhej në makinën përballë që e kishte ndaluar policia.

Siç duket ai ka zgjedhur që të qëndrojë larg vendit ku po ndodhte ngjarja dhe e ka lënë gruan e tij që të sqarohet e vetme me policët.

“Kur gruaja jote është gangsterja”, shkruan ai në videon e parë. Ndërsa në videon tjetër reperi ka treguar plot krenari se policët e kishin lënë bashkëshorten të lirë. Me humor ai shkruan: “Shpëton se je gruaja e Ellit normal”.

Ndërkohë reperi ka falënderuar policët të cilët kishin pëlqyer këngën e tij të re, të cilën e ka lançuar dy ditë më parë. ‘Thuj Ellit kanga per familjen shum e fort”, i kanë thënë ata, ndërkohë që reperi i përgjigjet në Instastory “Faleminderit”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
