
Këngëtarja e njohur Kida është shprehur në lidhje me temën më të “nxehtë” të momentit: Festivalin e RTSH-së i cili është shoqëruar me shumë polemika pas fitores së Arilena Arës.
Ajo nisi një “live” në Instagram dhe tha se t’i përgjigjej çdo pyetjeje që gazetarët do t’i bënin.
E ngacmuar nga Olti Curri, se kë do të zgjidhte ajo nëse do të ishte pjesë e jurisë, Arilenën apo Elvana Gjatën, Kida tha:
“Janë të dyja shumë artiste të mira. E kam pak problem të them një emër të Arilenës apo Elvanës…”- por Olti Curri insistoi që ajo të thoshte një emër dhe më në fund këngëtarja u shpreh:
“Kënga e Elvanës ishte tipike Eurovizioni, e kuptuam që do të ishte hit. Kësaj here ka qenë më interesante Elvana Gjata!”
Së fundmi, Kida, Elvana dhe Ledri kanë qenë bashkë në turin e SHBA-së dhe fotot e tyre i kemi parë në Instagram.
© Panoramaplus.al
