Banorja e “Big Brother VIP”, Sara i tregoi Romeo Veshaj që mbrëmjen e djeshme e ka parë në ëndërr.

Ajo tha se ndryshe nga realiteti, në ëndërr po debatonin keq me njëri-tjetrin, teksa në një moment janë përplasur edhe fizikisht, ndërsa moderatori ngeli i habitur nga fjalët e banores.
Pjesë nga biseda
Sara: O Romeo të kam parë gjithë natën në ëndërr sot.
Romeo: Ou!
Sara: Për Zotin e madh ziheshim e duke bërtitur, duke ulëritur, duke u kacafytur. Sot ore të kam parë në ëndërr po të them sikur jemi zënë, jemi kacafytur po shumë keq.
© Panoramaplus.al
