Modelja e njohur Naomi Campell ka rrëfyer së fundmi se varësia nga droga po i merte jetën kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj në vitet 90.
Ylli legjendar i pistës u tregua e sinqertë për abuzimin e saj të mëparshëm me substanca narkotike në emisionin “The Super Models”, teksa rrëfeu se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e mikut të saj të ngushtë ngushtë, stilistit italian Gianni Versace.
“Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë”- tha modelja.

“Ai më motivonte që të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk mund ta bëja, ndaj, kur ai vdiq, dhimbja u bë shumë e keqe”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që supermodelja e lindur në Britani luftoi me varësinë ndaj lëndëve narkotike për 5 vite, madje ajo është rrëzuar gjatë një sesioni fotografik në 1999.


© Panoramaplus.al


