Roza Lati ka ndezur një qiri për ditëlindjen e qenushes së saj e cila nuk jeton më. Në një moment kur ishte e vetme ajo me sytë e mbushur me lot shprehet se:
Sasha goca ime, ti sot ke ditëlindje do të bëje 9 vjeç po të ishte gjallë.
“Ti je me mua tërë kohën. Petinë e vogël e bëra tatuazh, të jesh e sigurt që tatuazh do të të bëj edhe ty. Nuk pata koha se hyra këtu. Çaça ime, faleminderit që më kë ndenjur afër, s’më ke lënë asnjë ditë vetëm, as për Krishtlindje, edhe kur iku mami e mërzitur me mua. Dhe kur doja të rrija vetëm dhe strukesha në shtrat, ti vije më rrije aty. Nuk ke ikur kurrë nga unë. Sa e bindur, sa e disiplinuar që je, sa e urtë, sa e komunikueshme. Fëmijë nuk bëra, por edhe ty si fëmijë të kisha. Të më falësh për të gjitha herët që të lashë vetëm se duhet të punoja. Kam refuzuar shumë gjëra për të mos të lënë edhe më vetëm. Refuzoja të dilja vetëm për ty dhe Petinë. Familja është gjëja që më ka munguar gjithë jetën, dhe ti ma dhe. Gëzuar ditëlindjen goca ime.
Të mora kur ishe gjashtë muajsh dhe ishe kockë e lëkurë. Të mora në vitin tim më të vështirë, më të errët, në periudhën time të depresionit. Si ty e di që s’ka. Qofsha me fat dhe u rikthefsh si shpirt te një qenush tjetër. Je e pazëvendësueshme Sasha. Gëzuar ditëlindjen”, u shpreh Roza në lot.
View this post on Instagram
Moderatorja e ka shprehur shpesh marrëdhënien e ngushtë që ka me kafshët sidomos me qentë.
Kohë më parë Roza Lati ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin se qenushja e saj ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje.
Kujtojmë që moderatorja preku të gjithëve me një dedikim për qenushen krah një videoje ku shihen të dyja pranë detit.
Postimi që ka bërë Roza disa kohë më parë:
“Sasha nderroi jete mbrem, ne oren 1:50 te nates… Çaça ime… shpirti im e di… Jam e copetuar e therrmuar saqe s’di cfare te shkruaj. E vetmja gje qe me vjen te them esnte qe Sasha ishte shoqa ime e ngushte, motra ime e vogel, familja ime e vogel. Na u bashkua mua dhe Pëtis kur une isha ne vitin tim te depresionit…Sashen e adoptova e shpetova nga nje familje qe nuk e donte dhe donte ta vriste, kishin paguar eutanazine per tja bere Sashes se vogel… qe e mora kocke e lekure… sa me vinte zor ti beja foto tja coja njerezve te mi… Sasha ishte GOCA ME SHEMBULLORE! Dobermani me i dashur ne bote. Karakter i dashur e perulur dhe e urte. Me rracen Doberman kishte lidhje vetem pamja e saj. Jo ajo. Çaça ime… Duke te shpetuar ty une ne fakt shpetova vetem time…. Prej teje, se duhej te te nxirrja ty… u lidha me natyren.. mesova meditimin te pemet… Çaça ime dje ne plazh te ulura ne paqe vetem une e ti… ma bere te qarte qe ishte fundi… nuk i ndave syte nga qielli….te dua shum! Me fal per cdo here qe te kam bertitur (edhe se ka ndodhur rralle) dhe per cdo here qe te kam lene vetem… Fali dhe gjithe ata njerez qe vershuan me urrejtje neper komente per ty para disa ditesh…. Dhe… kush e ka takuar nga afer Sashen time, dhe e njeh… Te lere nje koment… le te jete ky postim plot dashuri per gocen me te mire ne bote qe sot e futa ne dhè afer Pëtis…. E bashke me ata te dy… edhe zemren time…”
© Panoramaplus.al

