5 Janar, 2021

Po studion për tu bërë pastor? Justin Bieber sqaron të vërtetën: S’kam asnjë dëshirë të tillë. Nuk kemi nevojë për ndërtesë që …


Justin Bieber ka vendosur të sqarojë disa keqkuptime në lidhje me besimin e tij fetar.

Në disa postime në Instagram, këngëtari shkroi se ai ishte antëar i kishës Churchome dhe jo i asaj Hillsong, disa javë pasi pastori Carl Lentz u hoq nga posti i tij në Hillsong.

Sipas mediave, pas largimit nga posti të Lentz, Justin Bieber po studionte për tu bërë pastor dhe të zinte vendin e tij, por 26-vjeçari i mohoi lajmet.

“Nuk po studioj për tu bërë pastor apo dicka tjetër si kjo. Nuk kam ndonjë dëshirë të tillë, ky është lajm i rremë“- sqaroi ai.

Ndërsa në një postim tjetër, Justin Bieber shkroi: “Kisha nuk është një vend, ne jemi kisha. Nuk kemi nevojë për një ndërtesë për t’u lidhur me Zotin, Ai është me ne kudo që jemi.“

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al