13 Maj, 2026

“Po s’e kapa sot, nuk e kap më” – Puthja e papritur mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit “trazon” Ferma VIP


Një moment i papritur dhe mjaft i komentuar ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku protagoniste u bënë shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.

moza iliri

Gjatë lojës “Mos qesh”, fermerët sfidonin njëri-tjetrin për të mos shpërthyer në të qeshura përballë situatave komike dhe provokuese. Në finale mbërritën Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri, të cilët u përballën kokë më kokë në sfidë.

Momenti që mori më shumë vëmendje erdhi kur Iliri iu afrua shumë pranë Mimozës për ta bërë të qeshte. Në atë çast, ajo iu drejtua me fjalët: “A të bëj një gjë të frikshme?!”, ndërsa më pas e puthi në buzë, duke habitur fermerët e tjerë në shtëpi.

iliri moZA

Pas situatës, Mimoza e komentoi me humor veprimin e saj, duke thënë:

“Më kishte vënë bas që mua s’më puth kurrë. Dhe thash e kam kaq afër, po nuk e kapa sot, nuk e kap më”.

MOZAALIRI

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa publiku ka reaguar gjerësisht për afrimitetin dhe batutat mes dy fermerëve në reality show.

© Panoramaplus.al