8 Gusht, 2018

“Po qan goca, çohu”, Xhensila tremb Besin e reagimi i tij do t’iu bëjë të qeshë (VIDEO)


Një muaj më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja e njohur solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Ajka.

Xhensila dhe Besi deri tani e kanë ruajtur në maksimum privatësinë e vogëlushes, duke mos publikuar ende asnjë fotografi të saj. Por mbrëmë këngëtarja ka publikuar në “Instastory” dy video.

Në videon e parë shihet Besi i përgjumur teksa i gjuan vetes me një pallaskë.

Ndërsa në të dytën aktori i dashur për publikun shqiptar shihet i shtrirë në prehrin e Xhensilës, por sapo e zë gjumi këngëtarja i thotë: “Besi po qan vajza, po qan vajza, çohu, çohu” dhe ai çohet menjëherë në këmbë teksa Xhensila qesh.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al