7 Janar, 2021

“Po përfiton nga pandemia”- Çfarë bëri milionerja Kylie Jenner që fansat shpërthyen në akuza ndaj ndaj


 

Kylie Jenner po përballet me reagime të ashpra pasi nxorri në treg një produkt të ri për pastrimin e duarve përmes markës së saj Kylie Skin. Shumë njerëz e akuzuan milioneren për “përfitim nga pandemia”.

“Higjenizuesi im për duar,”- shkroi ajo në Twitter.  “80% alkool, thahet shpejt dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen e duarve.”

Por ndërsa disa fansa të saj mezi prisnin të blinin produktin, të tjerë shpërthyen nga Kylie Jenner duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Ata e akuzuan yllin e televizioneve se po përpiqej të fitonte para ndërkohë që pandemia i ka marrë jetën më shumë se 350.000 amerikanëve.

“Kylie Jenner tha se një miliard dollarë nuk janë të mjaftueshme, tani po përfiton nga njerëzit e varfër në mes të një pandemie,”- shkroi një prej ndjekësve.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Kylie më të vërtetë krijoi një higjenizues duarsh? Ja si përfitohet nga pandemia.”

© Panoramaplus.al