Vajza e Bill Gates, Jennifer, është fejuar me milionerin egjiptian Nayel Nassar. 23-vjeçarja njoftoi të mërkurën lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Vajza e madhe e Bill and Melinda Gates publikoi foto me Nassar në momentin që ai i propozoi për martesë.
“Më befasoi në një nga vendet më domethënëse për ne, ku ndajmë pasionet e përbashkëta. Mezi po pres që të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë duke mësuar, qeshur dhe dashuruar së bashku. Po një milion herë,”- shkroi ajo.
I dashuri i propozoi ndërsa po bënin ski. Në foto Jennifer shfaqet e surprizuar dhe duke qarë nga lumturia.
Në gishtin e saj shihet një unazë e madhe diamanti ndërsa qëndron e ulur përkrah Nassarit në dëborë.

Gjithashtu edhe Nayel publikoi foto nga momenti i bukur me përshkrimin: “Ajo tha po. Ndihem mashkulli më me fat në botë në këtë moment. Jenn ti je gjithçka që mund të kisha imagjinuar. Mezi po pres të rritemi së bashku në të udhëtim që quhet jetë dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty. Të dua më shumë sesa mund ta imagjinoj dhe faleminderit që më bën të ndihem në çdo ditë të jetës sime sikur jam në ëndërr.”

Jennifer ka lindur në Medine dhe së fundmi ka marrë diplomë biologjie në Universitetin Stanford ndërsa tani po studion për mjekësi.
Kur nuk studion dhe kalëron ajo udhëton me Nassar me të cilin është në një lidhje prej 4 vitesh.
Ndërsa 28-vjeçaru është rritur në Kuvajt dhe gjithashtu studioi në Stanford për menaxhim biznesi.


