30 Dhjetor, 2017

“Po ngroh p*****!” Anna Lika sqaron batutën banale në mes të emisionit


Aktorja Anna Lika ishte e ftuar ne programin “Një kat më lart” me Ermal Peçin. Nisur nga reagimet e shumta të mediave online e sociale ndaj batutës së saj “po ngroh p*****!” Ermali nisi intervistën me Annën duke treguar se kur e mori në telefon për ta ftuar në program  pyetja e parë që i bëri ishtë “Çfarë po bën ti tani?”. Me shumë të qeshura nisi intervista, por që s’mund te mbetej me kaq. Anna sqaroi në program se nuk e kuptoi gjithë këtë reagim të madh me komente në mediat sociale, pasi sipas saj është normale që me një mikeshë të flasësh në këtë mënyrë.3949c4a19bb77a5c550af6c517824d20_L

“Nuk ma heq njeri nga mendja, që kushdo që flet me një të afërm mund të flasi më këtë fjalor. Unë Rudinën e kam shumë mikeshë. Ne mund ta prisnim si pjesë, por se bëmë” – tha Anna.

Ermali ndërhyn duke e pyetur nëse e bën për vëmendje teksa Anna e mohon menjëherë. Aktorja tregoi se në Instagramin e saj ka postuar shpesh foto, video nga aktivitetet e saja por video me këtë batutë është më e parë. Fatkeqësisht, sipas saj, njerëzit këto duan.

Ndiqni për më shumë intervistën me Anna Likën në “Një kat më lart”./Intv/

© Panoramaplus.al