1 Shkurt, 2019

Po mendojnë të ribashkohen? Angelina e Brad fotografohen për herë të parë bashkë pas ndarjes


Që nga shtatori i vitit 2016, dy aktorët e famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk janë fotografuar së bashku.

Por një ditë më parë, revista australiane “Who” publikoi dy foto të tyre, ndërsa hedh dyshimet se po përpiqen që të rikthehen sërish bashkë.

E në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Mediat amerikane shkruajnë se takimi mes Jolie dhe Pitt është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar, në Beverly Hills.

Gjithashtu thuhet se ata kanë qenë bashku në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.

“Daily Mail” shkruan se Angelina dhe Brad takohen dy herë në javë, në mënyrë që të diskutojnë të gjitha detajet lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

“Ata kanë pasur takime të tjera, nuk është hera e parë. Kjo është pjesë e procesit të tyre për t’i bërë gjërat të funksionojnë, lidhur me fëmijët dhe divorcin”, tha një burim për “Us Weekly”.

Burimi shtoi se takimet mes ish-bashkëshortëve bëhet në mënyrë që ndarja e gjërave të vijë në mënyrë më paqësore.

Ndërkohë kujtojmë se Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë: Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Shiloh, 12 vjeçe, Zahara, 14 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 10 vjeç.

Pas dy vitesh që janë ndarë, ata vetëm në nëntor të vitit të kaluar ranë dakord në lidhje me kujdestarinë e fëmihjëve.

Jolie dhe Pitt qëndruan shtatë vite bashkë, ku në vitin 2014 nisi kriza mes tyre dhe në 2016 filluan procedurat për divorcin.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al