26 Nëntor, 2020

“Po mendoj tek cili shok mund të flej sonte”- Çfarë bëri Olsi Bylyku që i “trembet” të dashurës?


Aktori i njohur i humorit ka treguar më shumë detaje për marrëdhënien me të dashurën e tij, Egli Takon.

egli tako olsi bylyku

Gjate një interviste, ai u pyet për lidhjen me të dashurën, përgjigjet e të cilave Elgi i kishte dhënë më parë.

egli tako olsi bylyku (6)

Në këtë mënyrë do të kuptohej nëse përgjigjet do të ishin të njëjta apo jo.

egli tako olsi bylyku (1)

Sigurisht që përgjigjet e tij nuk qenë të gjitha të sakta, por momenti më epik ishte ai kur aktori nuk kujtonte këngën me të cilën identifikohet lidhja e tyre e dashurisë.

olsi dhe egli (3)

Për këtë pyetje, Egli është përgjigjur: “Justin Timberlake- Mirrors”.

Meqë Olsi nuk arriti ta kujtonte, ai tha: “Tani jam duke menduar kë kam shok, që të mund të flej sonte”.

egli tako olsi bylyku (8)

Për çfarë e kritikon më së shumti Egli partnerin e saj dhe a debatojnë me njëri-tjetrin?

egli tako olsi bylyku (2)

Për këtë, të dy dhanë të njëjtën përgjigje: “Rrëmujën dhe mospërqendrimin e tij kur ajo i flet”.

Aktori zbuloi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës. Ndërsa dhurata më e bukur që i Olsi i ka bërë asaj, është unaza e një vjetorit.

olsi dhe egli (4)

Ndër të tjera, ata treguan se vendi i tyre i preferuar i pushimeve në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër, Korça.

© Panoramaplus.al